Megaopracioni “Tempulli 2”/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

schedule12:43 - 21 Shkurt, 2024

schedule 12:43 - 21 Shkurt, 2024

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” është arrestuar në Tiranë. Policia bën me dije se i riu u arrestua në zonën e ‘Brrylit’ në kryeqytet.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!