Megaoperacioni “Tempulli”/ Lamallari: Aksioni sapo ka nisur, kemi zgjeruar perimetrin e sigurisë në shkolla

schedule17:46 - 21 Shtator, 2023

schedule 17:46 - 21 Shtator, 2023

Zv. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari foli në “News Line” dhe për megaoperacionin “Tempulli”. Ai u shpreh se aksioni sapo ka nisur dhe fenomeni sa kishte filluar të shpërndahej.

Sakaq, Lamallari ka theksuar se policia e shtetit në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme, kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë në shkolla për të mbrojtur të rinjtë, të cilët konsiderohen një grup vunerabël.

Operacioni Tempulli vetëm sa ka nisur. Duhet kuptuar që po flasim për një fenom të përhapur gjerësisht dhe sidomos kur bëhet fjalë për cënimin e një grupi shumë vunerabël që janë të rinjtë kryesisht, nxënësit që frekuentojnë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Prioriteti i policisë së shtetit dhe ministrisë së Brendshme është që të garantojnë sigurinë dhe mirëqënien e tyre, sidomos gjatë kohës që ato janë duke ndjekur shkollën. Ky është një detyrim ndaj çdo qytetari që të jenë të qetë për fëmijët e tyre. Kështu që kur ne lajmëruam dhe paketën në shkolla nënkuptonin dhe një aksion të tillë, i cili do të shoqërohet së pari me prerjen e duarve të krimit ndaj këtyre të rinjve, të cilët shfrytëzohen për shkak të moshës së tyre dhe manipulohen në mjediset të ndryshme. Kjo ishte arsyeja pse ne përcaktuam konceptim e sigurisë në shkolla, jo vetëm brenda oborrit të shkollave, por dhe ambientet jashtë, si lokalet që shfrytëzohen nga të rinjtë për përdorimin e drogës. Ajo çfarë është për t’u përshëndetur, është se nga nisja e këtij operacioni përtej numrave të arrestimeve ato vijojnë. Sigurisht janë persona, që janë kontakti i pari me përdoruesit. Është për t’u përshëndetur goditja e këtyre elementeve kriminalë të cilët kanë ofruar drogërat”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!