Një 30-vjeçar është arrestuar në Korçë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Artiel Çikopana u vu në pranga në flagrancë, ndërsa një 28-vjeçar është proceduar penalisht.
Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në lagjen nr. 18, Korçë, automjetin tip “Mercedes-Benz” ku pasagjer ishte Çikopana.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në ambiente të ndryshme të banesës së 30-vjeçarit, u gjetën një tjetër sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, 41.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 kavanoza me mbetje të lëndës së dyshuar cannabis sativa dhe një pajisje që shërbente për mbylljen me vakum të qeseve plastike me doza lënde narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al