Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohen 8 persona, shisnin kokainë e kanabis në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë (EMRAT)

schedule10:58 - 5 Nëntor, 2023

schedule 10:58 - 5 Nëntor, 2023

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Në pranga u vunë Kol Braçi, Orgito Idrizi, Helson Gjabri, Arjan Domi, Endrit Kotorri, Elvi Zani si dhe dy të mitur.

Gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën rreth 160 doza me lëndë narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tyre u krye nga Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me ato Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!