Megaoperacioni/ Kanabisi me llampa shitej më shtrenjtë se dozat, për një nga të arrestuarit gjykata kishte caktuar 45 ditë burg

schedule13:25 - 14 Shtator, 2023

schedule 13:25 - 14 Shtator, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të koduar “Tempulli”, i shtrirë në disa qytete të vendit me mbi 200 të arrestuar, ku vetëm në Tiranë janë vënë në pranga 80 persona.

Policia ka sekuestruar edhe një lloj i ri droge që vinte nga Kanadaja me anë të postës dhe shpërndahej me kuti konservash. Droga e re është zbuluar në banesat e personave që janë arrestuar. Përveç drogës në formë xhelatine, policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kanabis në formë kapsollash.

Kanabisi me llampa që vinte nga Kanadaja, është i fortë si drogë dhe sipas burimeve, shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit.

Ndërkaq, mësohet se një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve të goditura sot në kryeqytet.

Për Mustafën, pak javë më parë Gjykata e Tiranës caktoi 45 ditë burg, pasi ai pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pako në makinë dhe se atë ia kishte dhënë një tjetër person.

Mustafa u arrestua bashkë me dy personat e tjerë nga Shijaku Andrea Dema dhe Robert Domi, për të cilët u caktua burg 30 ditë. Tre të rinjtë, më 2 shtator u shfaqën të qeshur në gjykatë para se t’u jepej masa e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!