Megaoperacioni i SPAK/ Jepet masa për 4 nga anëtarët e grupeve kriminale, shoqërim i detyrueshëm për Shullazin

schedule12:14 - 20 Maj, 2024

schedule 12:14 - 20 Maj, 2024

Në kuadër të megaoparacionit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur arrest në burg për Enver Diven, Gjergj Çukali, Albert Zaja dhe Besian Xhixha.

Ndërsa, për Emiljano Shullazin është caktuar seanca në orën 14, pasi nuk ka pranuar të vijë në seancë. Sakaq, është urdhëruar shoqërim i detyrueshëm.

Kujtojmë që të dielën Gjykata e Posaçme la në burg 9 personat të tjerë, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale ku komunikojnë për nxjerrjen në pritë apo kryerjen e atentateve. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!