Gazetari Ermal Vija ka bërë një përmbledhje të të gjitha detajeve të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet kriminale dhe u arrestuan dhjetra persona.
I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka theksuar se nga kontrollet e deritanishme janë zbuluar të paktën rreth 3 milionë euro cash, disa automjete të blinduara, armë zjarri, orë dhe bizhuteri të shtrenjta.
Sipas Vijës, SPAK thotë që janë zbuluar dhe disa ngjarje kriminale, mes të cilave një vrasje që ka ndodhur në vitin 2020, disa atentate, të cilat fatmirësisht nuk kanë përfunduar me ekzekutimin e personave
“Ka qene një operacion i zbatuar nga Prokuroria e Posaçme dhe në bashkëpunim me autoritetet e huaja ligjzbatuese. Kjo për evidentimin e 7 grupeve kriminale që operonin në vendin tonë dhe nga kontrollet që janë ushtruar për të paktën 20 orë kanë qene forcat RENEA, Policia e Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nga kontrollet e deritanishme janë zbuluar të paktën rreth 3 milionë euro cash, disa automjete të blinduara, armë zjarri, orë, bizhuteri të shtrenjta. Gjithashtu, janë vënë në pranga 20 persona, 14 prej të cilëve në Shqipëri, ndërsa 6 të tjerë jashtë Shqipërisë. Mes personave të arrestuar janë dhe 4 efektivë apo dhe ish-policisë së shtetit, të cilët kanë bashkëpunuar me aktivitete kriminale. Gjithashtu, SPAK thotë që janë zbuluar dhe disa ngjarje kriminale, mes të cilave një vrasje që ka ndodhur në vitin 2020, disa atentate, të cilat fatmirësisht nuk kanë përfunduar me ekzekutimin e personave. Gjithashtu, janë zbuluar dy grupe të fuqishme kriminale. I pari me bazë, Ervis Martinajn, një emër i shumëpërfolur, kur në fakt në bashkëpunim me deputetin Arben Ndoka, bashkëpunonte për t’iu kundërvënë një tjetër grupi siç është ai i Durim Bamit, që bashkëpunonte me Emiljano Shullazin apo dhe me persona të tjerë si Astrit Avdylaj. Kjo ka qene një panoramë e Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh gazetari./abcnews.al