Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Emiljano Shullazin.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Shullazi nuk ka dhënë sqarime.
Ndërkaq avokati i tij ka kërkuar papërdorshmëri për materialet e SKY dhe ENCHRO dhe ka mohuar përfshirjen e Shullazit në ngjarjet kriminale.
“Avokati I tij ka pretenduar se Emiljano Shullazi nuk ka kryer asnjë vepër penale për ato që pretendon prokuroria. Ai ka kërkuar papërdorshmëri sa i takon komunikimit në SKY dhe ENCHRO, pasi një gjykatë në Lukesmburg ka vendsur që ato të mos përdoren në gjykata të tjera”, raportoi ndër të tjera gazetari Vija.
Në kuadër të megaoparacionit, Gjykata e Posaçme ka vendosur të njëjtën masë sigurie për Enver Diven, Gjergj Çukali, Albert Zaja dhe Besian Xhixha.
Të dielën, Gjykata e Posaçme la në burg 9 personat të tjerë, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.
Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale ku komunikojnë për nxjerrjen në pritë apo kryerjen e atentateve. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.
Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë./abcnews.al