Megaoperacioni i EUROPOL, Karamuço: Eksponentët e krimit nuk janë më të sigurt në Dubai. Vija: Nuk kishte shqiptarë të arrestuar

schedule21:31 - 29 Nëntor, 2022

schedule 21:31 - 29 Nëntor, 2022

EUROPOL ka zhvilluar ditën e djeshme një megaoperacion duke arrestuar gjithsej 49 persona.

Bastisjet u kryes midis datave 8 dhe 19 dhe ishin të koordinuara në të gjithë Evropën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke synuar si qendrën e komandës dhe kontrollit ashtu edhe infrastrukturën logjistike të trafikut të drogës në Evropë.

Në njoftimin e Europol thuhej se ishte krijuar një “super kartel” që kontrollonte 1/3 e tregtisë së kokainës në Evropë.

Të ftuar në studion e emisionit “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo mbrëmjen e sotme ishte gazetari Ermal Vija, eksperti i kriminalstikës, Ervin Karamuço dhe ish-prokuror i krimeve të rënda Eugen Beçi.

Sipas Karamuços, vetë emërtimi i operacionit “Desert Light” ose “Drita e Shkretëtirës” tregon që tashmë edhe personat të cilët fshihen në Dubai nuk janë më të paprekëshëm.

Gazetari Vija deklaroi se mes 49 të arrestuarve nuk ka asnjë shqiptar të implikuar. Nga ana tjetër, Beçi tha se shqiptarët shkojnë në Dubai për tu strehuar jo për të vazhduar aktivitetin kriminal. Sipas tij selitë e tyre aktive janë në Amerikën Latine, Evropë dhe kryesisht në Shqipëri.

Karamuço: “Deser Light”, sepse gjithmonë Dubai është quajtur jo vetën parajsë fiskale, por edhe parajsë për të gjithë eksponentët e krimit. Por tashmë ka dritë dhe ata janë të pasigurt. Këto janë fjalët që ka thënë dhe drejtuesi i ERUOPOL. Ia tha :Tani kemi dritë dhe në shkretëtirë.” Dubai ka kthyer rrugë, ka një mentalitet të ri bashkëpunues.

Vija: Janë 49 urdhër arreste që janë ekzekutuar, EUROPL e ka përjashtuar implikimin e shqiptarëve. Sukses i këtij operacioni është elita e personave që drejtonin tregun e kokainës ka qenë e vendosur në Dubai. Përmes selive të tyre në Dubai ata drejtonin tregtinë e kokainës, në rreth 2 vite kanë tregtuar 30 ton kokainë dhe 1/3 në Evropë. Kjo organizatë kishte bërë të mundur kapjen e gjithë porteve kryesore në Evropë dhe gjithë dirigjimi orientohej nga Dubai.

Beçi: Duhet të kuptojmë që nuk kemi lidhje me shqiptarët për sa i përket kësaj organizate kriminale, gjithmonë Dubai ëdhtë parë si një vend strehim nga organizatat kriminale. Kjo skemë përjashton qëllimin e krimit të organizuar shqiptar që strehohet në Dubai. Në Dubai eksponentët shqiptarë që shkojnë atje nuk vazhdojnë aktivitetin kriminal. Selitë e tyre janë në Amerikën Latine, Evropë dhe kryesisht në Shqipëri./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!