Megaoperacioni antidrogë/ 90 të arrestuar në Tiranë, mes tyre edhe 5 gra, njëra shtatzënë

schedule13:11 - 15 Shtator, 2023

schedule 13:11 - 15 Shtator, 2023

Operacioni antidrogë i koduar “Tempulli” që u zhvillua në të gjithë vendin çon në pranga të tjerë persona të shpallur në kërkim. Në Tiranë, numri i personave të arrestuar arrin në 90, nga 112 urdhër arreste të lëshuara vetëm në kqyeqytet.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC news se të arrestuarit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në zona të ndryshme të Tiranës.

Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Për 3 arrest në shtëpi dhe 2 të tjera detyrim paraqitje.

Një prej tyre ishte shtatzën, si dhe kishte fëmijë të mitur merrej me shpërndarjen e kanabisit, e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe shiste doza heroine.

Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren përgjatë 6 muaj hetimesh ka rezultuar se pjesa më e madhe e anëtarëve të këtyre grupeve e shpërndanin drogën me taksi dhe motorr për të mos u kapur nga policia.

Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike.

Në Kukës, po në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe 4 persona të tjerë me akuzën e shpërndarjes së drogës. Njëri prej tyre i moshës 22 vjeç akuzohet se lokalin që kishte marrë me qira e kishte përshtatur në ambient për shitje të lëndës narkotike.

Në të gjithë vendin u lëshuan në total 296 masa sigurie. Pjesa më e madhe e tyre u ekzekutuan. Gjatë kontrolleve në 356 banesa e ambiente të tjera u prangosën edhe 30 persona të tjerë në flagrancë të cilët nuk kishin masë sigurie në mungesë. Nga operacioni u sekuestruan kokainë, heroinë e kanabis, s dhe shuma të mëdha parash të përfituara nga shitja e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!