Sommer Ray ka deklaruar se Machine Gun Kelly e tradhtoi atë me të dashurën të tij aktuale Megan Fox. Modelja 24 vjeçare filloi të dilte me këngëtarin e “Daywalker” në Mars të 2020-ës por romanca e tyre ishte jetëshkurtër pasi çifti u nda brenda një muaji.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Ray pretendoi se ai e kishte tradhëtuar me Meganin gjatë vizitës së tyre në Porto Rico. Ajo u shpreh se nuk do ta kishte ndarë kurrë historinë nëse artisti nuk do të kishte shkruar në rrjete sociale se ajo ishte ndarë me të në ditëlindjen e tij.
“Ai më mashtroi me Megan Fox. Nëse shikoni kronologjinë e takimeve tona, ne ishim së bashku në Porto Rico. Ai po xhironte me Megan Fox. Kam pritur në hotel gjatë gjithë kohës kur ishte duke xhiruar dhe në të vërtetë nuk mendova për asgjë. Mendova se ajo ishte më e madhe dhe me fëmijë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al