Megan Fox ka vuajtur nga një diagnoze serioze që në fëmijëri, këto janë simptomat e saj

schedule14:00 - 23 Maj, 2023

schedule 14:00 - 23 Maj, 2023

Megan Fox konsiderohet si femra më e bukur në botë, por për shkak të diagnozës së saj, ajo e konsideron veten të shëmtuar. Në një intervistë të re, aktorja përshkroi se si çrregullimi i saj mendor, ‘dismorfiau’ shfaq në fëmijërinë e saj.

Ky çrregullim është një obsesion me disa pjesë të trupit, aq i fortë sa që personi shikohet në pasqyrë çdo orë. Ajo shqetësohet për pamjen e jashtme dhe më së shpeshti fokusohet te fytyra apo flokët, shpesh te lëkura në përgjithësi. Pjesë kritike të trupit mund të jenë edhe gjoksi apo stomaku.

Dismorfia mund ta bëjë një person të shmangë vazhdimisht pasqyrat, të përpiqet të fshehë pjesën e “shëmtuar” të trupit, të mbajë kapele dhe shalle, të aplikojë një grim të bollshëm. Ka mundësi që vazhdimisht të përmirësojë pamjen e saj, të prek flokët, por edhe të ushtrohet pa masë çdo ditë, për të “riparuar” ndonjë pjesë të trupit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Çdokush mund të mendojë se si do të dëshironte të dukeshin ndryshe, por për njerëzit me dismorfi, obsesioni me pamjen pengon funksionimin normal. Ata vazhdimisht shqetësohen dhe e krahasojnë veten me të tjerët, pyesin njerëzit se si duken dhe nuk u besojnë përgjigjeve pozitive.

Dismorfia shfaqet shpesh në vitet e adoleshencës, kështu që duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të kontaktoni një ekspert për ndihmë në kohë. Efekte të mira jep psikoterapia, veçanërisht ajo konjitive-sjellëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!