Megan Fox e çon lidhjen me Machine Gun Kelly në një tjetër nivel

schedule09:10 - 14 Tetor, 2020

schedule 09:10 - 14 Tetor, 2020

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë hedhur një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Pak kohë pas ndarjes me ish bashkëshortin Brian Austin Green, aktorja amerikane u pa nën shoqërinë e Kelly-t. Për çiftin kjo nuk është një romancë kalimtare, dhe provë për këtë është vendimi më i ri i aktores.

Ylli i “Transformers” thuhet se e ka prezantuar 30-vjeçarin me fëmijët e saj. Fox ka tre fëmijë me ish partnerin. Burime për revistën “People” thonë se dyshja po kalojmë shumë koë së bashku dhe se janë duke planifikuar një të ardhme së bashku.

“Ai së fundmi u takua me fëmijët e saj për herë të parë. Megan mendoi se ishte një hap i natyrshëm, pasi gjërat po bëhen më serioze.”, tha burimi. Romanca me reperin u bë publike pasi aktorja u nda nga ish bashkëshorti pas 10 vitesh martesë.

Romance: Një burim i tha botimit: 'Ai së fundmi u takua me fëmijët e saj për herë të parë. Megan mendoi se ishte një hap i natyrshëm, pasi ato po bëhen më serioze '; shihet ne Instagram

Edhe pse aktorja duket e lumtur në marrdhënien e re, ish burri i saj pak kohë më para pranoi se nuk e përjashtonte mundësine e rikthimit me të. Megan dhe Kelly pranuan publikisht romancën e tyre në muajin maj pasi u takuan në setin e filmit “Midnight In The Sëitchgrass”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!