Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Medvegja ‘zbret’ në Tiranë/ Beqiri: Ministria e Jashtme duhet të ketë drejtori të posaçme për trevat për të ndalur shpopullimin!

schedule18:04 - 27 Nëntor, 2025

schedule 18:04 - 27 Nëntor, 2025

Në Ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë, u mblodhën 11 shoqata atdhetare të Shqipërisë, ndërsa shkaku për diskutime më të gjera për cështjet kombëtare ishte promovimi i librit “Zëri im për ty Medvegjë” i autores Majlinda Shaqiri, Magjistrate në Filologji dhe zyrtare ne Ministrinë e Administratës së Pushtetit lokal të Kosovës.

Avokati Idajet Beqiri tha për ‘Ballkan Update’ se Ministria e Jashtme shqiptare duhet të ketë një drejtori të posaçme që të ndali shpopullimin. Beqiri shtoi më tej se duhet të nxiten dhe bizneset të dynden në ato zona dhe të rikthejnë qytetarët në Medvegjë.

“Këto treva shqiptare në rradhë të parë ta përballojnë gjenocidin serb. Në shekullin e 21 ku duam të shkojmë në BE, nuk ka një urban që të çojë qytetarët të lëvizin në Prishtinë, Shkup.

Ashtu siç bëjnë serbët për të drejtat e tyre në truallin tonë, të paktën të ekzistojë reprirociteti. U bëhet një diskriminim i jashtëzakonshëm dhe ne jemi inferior.

Ministria e Jashtme duhet të ketë një drejtori të posaçme dhe të ndali shpopullimin. Duhet të bëj politika të nxisi biznese që të dynden në këto zona dhe t’i rikthejmë qytetarët në Medvegjë. Të flasin shqip! Ne i kemi festë zyrtare kongresin e Manastirit, por atje s’ka asnjë person. Politika sllavo-maqedonase i zhduki. Ne kemi shqiptarë që janë të gatshëm ta blejnë atë gjë.” 

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!