Medvedev: Ukraina duhet të dorëzohet pa kushte

schedule13:38 - 14 Mars, 2024

schedule 13:38 - 14 Mars, 2024

“Ukraina duhet të njohë humbjen e saj ushtarake dhe të shkojë drejt dorëzimit të plotë dhe të pakushtëzuar. Ukraina duhet të çmilitarizohet dhe duhet të ndalohet krijimi i formacioneve paraushtarake në territoret e saj në të ardhmen”.

Këto janë kushtet për paqen e paraqitur në Telegram nga nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev.

“Të gjithë e kuptojnë në mënyrë të përsosur, përfshirë edhe gënjeshtarët arrogantë perëndimorë, se paqja mund të arrihet ose me vullnetin e ndërsjellë të palëve mbi bazën e një kompromisi të arsyeshëm ose me dorëzimin e njërës prej palëve në konflikt”, pretendon Medvedev.

/abcnews.al