Medvedev: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me dekada

schedule07:40 - 26 Maj, 2023

schedule 07:40 - 26 Maj, 2023

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me dekada, me periudha luftimesh të shoqëruara me armëpushim, njoftoi të enjten agjencia ruse e lajmeve RIA.

Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë kombëtare të Rusisë, e bëri vlerësimin gjatë një vizite në Vietnam. Muajin e kaluar, ai e quajti qeverinë ukrainase një infeksion.

“Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ndoshta dekada. Derisa të ketë një qeveri të tillë atje, ne do të kemi (…) tre vjet armëpushim, dy vjet luftë dhe përsëri…”, tha ai duke përsëritur pretendimin e Moskës se Kievi sundohet nga nazistët./abcnews.al