Medvedev kërcënon të shkatërrojë Kievin

schedule10:33 - 14 Shtator, 2024

schedule 10:33 - 14 Shtator, 2024

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të vendit, tha sot se Rusia mund të shkatërrojë kryeqytetin ukrainas Kiev me armë jo bërthamore në përgjigje të përdorimit të raketave perëndimore me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës.

Medvedev tha se Moska tashmë zyrtarisht ka arsye për të përdorur armë bërthamore pas pushtimit të Ukrainës në rajonin rus të Kursk, por në vend të kësaj mund të përdorë disa nga teknologjitë e saj të reja të armëve për të shkatërruar plotësisht Kievin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!