“Medius”, Baçi: Shkrimet në revistë vënë përballë debate që i rezistojnë kohës

schedule10:40 - 29 Maj, 2020

schedule 10:40 - 29 Maj, 2020

Kryeredaktori i revistës “Medius”, Agim Baçi  i ftuar tek Abc-ja e Mëngjesit”, me gazetarin enkel Demi ka komentuar profilin e revistës që ai përfaqëson.

Baçi në fjalën e tij ka theksuar se rëndësia e lajmeve dhe materialeve të botuara në revistë janë fakusimin e debateve që i rezistojnë kohës.

Revista ka një temë dhe të gjithë shkrimet lidhen me atë temë, për të parë këndvështrimet e secilit. Emrat janë shumë të njohur për publiku si, Redi Shehu, Kim Mehmeti, Elsa Demo, etj. Revista i përket debateve që pavarësisht kohës së shpejt ka disa gjëra që mbeten dhe revista ka këtë qëllim që të fokusojë këto raste.

Ka dy vite e gjys që revista është në funksion dhe në dy numrat e fundit janë dy gjëra se çfarë shkoi keq në 30 vjet dhe fuqia e të papriturës që është pandemia, por për shkak të mbylljes nga pandemia revistën do të nxjerrim tashmë nga shtypi. Në numrat e parë kemi bërë një pasqyrim të temave të debatit që ka qenë në vendin tonë.

Shumica e shkrimeve janë nga ekspertë të fushave të ndryshme të cilët i nxjerrin në pah. Ne jemi përpjekur që përmes revistës të pasqyrojmë këo debate”, është shprehur Baçi.