Kreu i PR, Fatmir Mediu ka treguar një nga kriteret penguese që ka Kushtetuta e Shqipërisë për përzgjedhjen e Presidentit të republikës.
Mediu tha në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se Shqipëria ka figura intelektuale shumë të mira që mund të vihen në krye të shtetit, por ka një kusht pengues në Kushtetutë, e cila nuk lejon asnjë person që nuk ka jetuar në Shqipëri 10 vitet e fundit që të garojë për President.
“Ne kemi një mangësi, sepse kemi një kusht që kandidati për president duhet të ketë jetuar në Shqipëri 10 vitet e fundit. Unë mendoj se ne kemi autoritet që plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë president por që nuk kanë jetuar në Shqipëri 10 vitet e fundit”, tha Mediu në “Log.”.
/Abcnews.al/