Mediu thirrje Mustafajt e Dades për drejtimin e Komitetit Kombëtar të Integrimit

schedule16:14 - 6 Nëntor, 2019

schedule 16:14 - 6 Nëntor, 2019

Në kushtet kur kriza politike në Shqipëri vijon prej 1 viti, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu zgjidhjen e sheh përmes individëve eksperiencë të gjatë politike.  Në një intervistë për ABC News, kreu i Republikanëve i bën thirrje ish-ministrave Arta Dade dhe Besnik Mustafaj të marrin përgjegjësi dhe të bëhen pjesë e një Komiteti për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas Mediut, një inisiativë e tillë do të bënte bashkë edhe ish-kryeministra dhe ish-drejtues të rëndësishëm në Kuvend për të krijuar një klimë të re në politikën shqiptare.

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka bindjen se politika shqiptare duhet të reflektojë duke u ngritur në nivelin e sfidave që vendi ka në rrugën drejt Bashkimit Europian. Dhe zgjidhjen e ka të gatshme përmes një institucioni të ri të mbështetur në ligj, pjesë e të cilit të jenë njerëz me eksperiencë të gjatë politike.

Për nga historia politike që mbartin dhe forcave politike që kanë përfaqsuar, kryerepublikimi sheh si emrat më të përshtatshëm për drejtimin e këtij Komiteti ish-ministrat Dade e Mustafaj të cilët aktualisht bashkëpunojnë në Këshillin e Ambasadorëve.

Për Mediun vendi nuk ka asnjë luks të humb apo të anashkalojë eksperiencën politike të ish-ministrtrave të jashtëm dhe ish-drejtuesëve të Komisioneve të Integrimit në Kuvend dhe për këtë sqaron se është konsultuar edhe me Bashën.

Maxhoranca nuk ka dhënë sinjale që do të mbështes krijimin dhe funksionimin e një institucioni të tillë, ndërkohë që opozita është treguar e hapur për çdo inisiativë që çon përpara integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!