Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu ishte në zonën e Unazës së Re në Tiranë ku takoi banorët të cilët janë përballur me probleme për banesat e tyre.
“Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të lozë me interesat e tua, dhe ajo se është legale apo s’është legale. Kjo histori e pafundshme dhe e turpshme e shtetit kundër pronës, kundër të drejtës për të gëzuar pronën dhe për ta vënë atë në shfrytëzim, duhet patjetër të marrë fund.”
Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se procesi i legalizmit të banesave duhet të përfundojë sa më parë dhe rruga sipas tij është largimi i Edi Ramës me votë masive më 25 prill.
“Detyrën e parë e kemi garantimin e zgjedhjeve të lira. Dalja masive në votime është rruga për largimin e Edi Ramës dhe për të shmangur çdo lloj tentative e tij për të manipuluar zgjedhjet.”
Kryerepublikani kërkoi mbështetjen për koalicionin e djathtë, duke thënë se është votë për pronën dhe për një ekonomi të fortë. /abcnews.al/