Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në vazhdim të vizitës me ftesë të Kongresit Amerikan zhvilloj takime në Senat dhe Kongres. Ai u takua me Senatorin Jim InhofeN/Kryetari i Komitetit te Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Senatorin James Lankford anëtar i Komitetit për Sigurinë e Brendshme dhe Energjinë; Senatorin Mike Leeanëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe ekonomisë; Kongresmenin Pete Sessions në Komisjonin e Finacave dhe nln Komisjonin e Sigurisë Kombëtare;
Mediu u takua gjithashtu me Kongresmenin Michael McCaul Në komisionin e Jashtëm dhe Kongresmenin Mike Gallageranltar i Komitetit të Sigurisë.
Në takime u diskutua për organizimin e një forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Europës Juglindore, kryesisht Ballkanit, për të vlerësuar problemet e shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat e zhvillimet e mëtejshme.
Kreu i POR, ka ndërë të njëjtin qëndrim me zyrtarët amerikanë se Ukraina është targetvi Putin, por qëllimi tij është destabilizimi i Europës.
Padyshim Ballkani ngelet një shqetësim për SHBA duke parë influencën Ruse në Ballkan dhe veçanërisht aleancat politike. Ushtarake dhe ekonomike me Serbinë, Republika Sërbska në Bosnjë dhe tensionet e krijuar në kufi me Kosovën apo Malin e Zi.
Theks i veçantë ju vu garantimit të pavarësisë energjitike të rajonit dhe Europës nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA.
Shqipëria ka një rol të veçantë në ndërtimin e TAP. Kompanitë amerikane po tregojnë interes të veçantë për bashkëpunim në Shqipëri në fushën e energjisë dhe mundësinë për të prurë ELNG në Shqipëri, duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme në rajonin e Ballkanit.
Po ashtu ndikimi i Rusisë në Europën juglindore do të përbëjë një problem të madh për vendet e këtij rajonit dhe interesat ekonomike të tyre.