Kandidati me numrin i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në zonën e Shkozës të Tiranës.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët Mediu qytetarët duhet të bëhen bashkë për të mos lejuar poshtërimin dhe mohimin që sipas tij kryeministri Rama po u bën shqiptarëve.
Ai gjithashtu nënvizoi fyerjen që Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellë punëtorë nga Bangladeshi.
“Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë”, u shpreh Mediu.
Mediu bëri thirrje që në emër të interesit kombëtar, mirëqenies dhe interesit familjar, të reflektonin dhe të votonin ndryshimin me 25 prill.
Ai theksoi se kjo datë duhet parë me shumë rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane.
Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.
“Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetrën, në një bashkëpunim kundër regjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha më tej Mediu.
/abcnews.al/