Mediu: Shqipëria në krah të SHBA, nuk shesim interesat tona të sigurisë

schedule16:21 - 16 Shtator, 2022

schedule 16:21 - 16 Shtator, 2022

Me ftesë të kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Senatit Amerikan Bob Menendez dhe nënkryetarit, Senatorit Marco Rubio,  grupi i deputetëve shqiptar pjesë e Aleancës Ndërparalmentare për Kinën morën pjesë në Samitin që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Fatmir Mediu, Blerina Gjylameti, Dhurata Çupi, Fatmir Xhafa dhe Nusret Abdullai.

Në cilësinë e bashkëkryetarit Fatmir Mediu  drejtoi seancën  për miratimin e dokumentit final.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj në krah të SHBA dhe vendeve demokratike. Ne nuk mund të shesim interesat tona afatgjata të sigurisë për përfitime afatshkurtëra ekonomike.Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë. Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi. Demokracitë në rajon rrezikohen nga ndërhyrja e forcave anti-europiane dhe anti-NATO dhe problemet që kanë të bëjnë me mosfunksionimin e shtetit ligjor”.

Në takim me Senatorin Menendez, Rubio dhe senatorë të tjerë deputetët shprehën shqetësimin për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë si dhe mbështetjen e plotë për një bashkëpunim konkret të SHBA me Shqipërinë kundër Iranit.

Senatori Rubio nga Kongresi Amerikan  theksoi se është shumë e rëndësishme që demokracitë të përballen me regjimet autoritare, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë, por duke ndërtuar demokraci funksionale në luftë me krimin dhe korrupsionin.

Ndërsa Kryetari i komisionit të jashtëm Menendez theksoj se siguria dhe ekonomia janë shumë të lidhura me njëra tjetrën, prandaj marëdhëniet ekonomike që krijojnë varësi politike dhe probleme të sigurisë janë të dëmshme dhe të papranueshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!