Partia Republikane zhvilloi takimi me koordinatorët e zonës së Baldushkut në Tiranë.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se kryeministri Rama ka shkatërruar institucionet shtetërore dhe se sipas tij nuk i shërbejnë qytetarëve, por interesave të tyre.
“Ka shkatërruar biznesin duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Rama dhe klani i tij janë kundër shqiptarëve ata përbuzin dhe i shohin njerëzit si numra votash duke i shkelur çdo mundësi dhe të drejtë, duke i detyruar të largohen nga Shqipëria. Rama është vendosur kundër shqiptarëve, kundër Evropës.
Është vendosur në manipulimin e zgjedhjeve, prandaj opozita duhet të bashkojë shqiptarët kundër këtij krimi që po shkatërron vendin dhe po e kthen atë në kohët e errëta të mohimit të lirisë dhe Evropës”, tha Mediu.