Mediu: Opozita të rifitojë besimin e qytetarëve

schedule15:14 - 7 Janar, 2021

schedule 15:14 - 7 Janar, 2021

Aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu kërkon prej grupit opozitar që të përgatitet dhe të rifitojë besimin e qytetarëve, si alternativa më e mirë për zgjedhjet për Parlamentin. Në një takim me Forumin e Grave të PR-së, Mediu nënvizoi se vendi ndodhet përball sfidave të mëdha për të cilat duhet të jetë opozita e para që duhet të ketë përgjigjet për tejkalimin e tyre.

“Duhet të përgatitemi si opozitë që t`i kemi të gjitha përgjigjet, për të gjitha problemet që ka sot, sepse është e rëndësishme që ne të rifitojmë besimin e qytetarëve shqiptarë. Nuk kemi një shtet që respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve, i mohon ato liri dhe të drejta”

Sipas Mediut, shoqëria shqiptare ka nevojë për një ndryshim të madh, që nuk mund të ndodh nëse për këtë nuk kontribuojnë të gjithë.

“Është shumë e rëndësishme që ne të përfshijmë në këtë ndryshim të madh, jo interesin tonë, por bashkimin e njerëzve më të mirë që ka shoqëria shqiptare. Ka shumë njerëz të mirë brenda gjithë spektrit të grave politike, brenda Partisë Republikane, në marrëdhënie me të rinj e të reja, profesionistë të aftë, pedagogë, mjekë, njerëz të shquar që punojnë në institucione vendase dhe ndërkombëtare, të cilët patjetër duhen bërë pjesë e këtij ndryshimi”, tha Mediu.

Kreu i republikanëve ripërsëriti po ashtu se zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit kane një rëndësi kombëtare për të rikthyer Shqipërinë në rrugën Euro-Atlantike./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!