Kryerepublikani Fatmir Mediu vijon të ketë të përqendruar fushatën në Tiranë, qark në të cilin ai kandidon.
Në një takim në njësinë 3, ai u shpreh se vota në këtë 25 prill ka një rëndësi të madhe.
“Është momenti kur ne arrijmë autoritetin më të madh si njerëz më të madh politik si kryeministri, si ministri e si të gjithë, për të vendosur me votën tonë jo se kush është më i miri në polikë por kush është më e mira për ne”, ka thënë Mediu.
Sipas Mediut, kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një qeveri të korruptuar që nuk u shërben qytetarëve.
“Nga një anë kemi Edi Ramën e korruptuar dhe anën tjerët shqiptarët. Kjo qeveri ka mbytur çdo lloj shprese për të ecur përpara”, ka thënë Mediu.
Qytetarëve kreu i republikanëve u foli për programin e së djathtës për ekonominë, duke thënë se me taksën e sheshtë 9% bizneset do të mbështeten më shumë dhe do tu garantohen më shumë të ardhura./abcnews.al