Mediu në Log, paralajmërimi i Putinit në 2007-ën dhe rruga e Finlandës drejt NATO-s

schedule22:21 - 5 Maj, 2022

schedule 22:21 - 5 Maj, 2022

Lufta në Ukrainë ka bërë që Finlanda do të mendojë anëtarësimin e saj në NATO.

Si rrjedhojë Finlanda do vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj.

Në lidhje me këtë, i ftuar në emisionin Log në Abc, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pohoi se Rusia e ka bërë të qartë që në konferencën e Mynih në 2007-ën se NATO përbën rrezik për Rusinë.

Lexo edhe:Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO më 12 maj

Mediu tha se Putini në fjalët e tij për rrezikun e NATO-s ndaj Rusisë ka përmendur edhe Ballkanin.

“Në vitin 2007 në konferencën e Mynih për herë të parë Putini ka thënë qartë që NATO është rrezik për Rusinë. Dhe ka vazhduar e ka thënë edhe për Ballkanin. Të gjitha risqet janë të vendet baltike, Suedia Finlanda dhe te Moldavia. Duhet të ketë qendrim të qartë të NATOS për risqet që ka procesi i i integrimit të Finlandës në NATO”, tha Mediu.

Lexo edhe: Çfarë do të thotë për Putinin zgjerimi i NATO-s dhe a do të bashkohet Finlanda me Suedinë?

Gjithashtu Mediu u shpreh i shqetësuar për vendet që nuk kanë dhënë ende një qendrim konkret ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Ajo që më shqetëson është konjuktura politike që nuk është më rreth Rusisë dhe Ukrainës. Nuk është vetëm Kina, kemi të pa përfshira në lidhje me luftën, Izraelin, Lindjen e Mesem, Brazilin. Janë disa vende që përbëjnë një bosht të rëndësishëm”, u shpreh Mediu në Log./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!