Mediu: Në fushatën e 25 prillit nuk kishte garë, por makineri kriminale kundër zgjedhjeve

schedule21:40 - 4 Maj, 2021

schedule 21:40 - 4 Maj, 2021

Opozita e përberë nga PD dhe aleatët e saj vijojnë që të këmbëngulin në parregullsinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në Log ka bërë me dije se opozita tashmë i ka gati të gjithë provat dhe faktet që tregojnë sesi u maniupuluan zgjehdjet.

Sipas tij është e paprecedentë përdorimi i administratës shtetërore dhe i fondit të shtetit në një situatë zgjedhore.

“E para po ta shikosh nga rezultati pritshmëritë e opozitës kanë rritjen e vet por nuk mund  të shmangin skemën e manipulimit që Edi Rama ka ndërtuar në mënyrë kirurgjikale. Ndryshimi  Kushtetutës në favor të tij dhe prishjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërtimi i skemës së të dhënëve që u përdor për të intimiduar dhe për të blerë votat përdorimi i aseteve shtetërore për zgjedhjet dhe i gjithë buxheti i shtetit për të dhënë qytetarëve në kuadër të votës. Procesi i legalizimeve që doli që tek drejtori e deri te emisarët e tjerë. Futja e njerëzve të inkriminuar janë të dukshme në këtë proces, terrori që u bë në këtë fushatë në Kavajë dhe në Elbasan, tregojnë se nuk ka pasur garë, por një instrument dhe makineri kriminale shtetërore kundër zgjedhjeve”, tha Mediu

Nga ana tjetër kreu i PBDNJ Vangjel Dule, ka theksuar se përfshirja e shtetit në këto zgjedhje ndryshe nga zgjehdjet e tjera ishte në rang kombëtar.

Shteti palë në zgjedhje, kur e thoja vitet e shkuara isha i pakuptueshme, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk ka pasur përballë parti por shtetit. Struktura shtetërore që nuk duhet që të përziheshin në procese zgjedhore siç ndodhte kryesisht në zonat minoritare. Tashmë kjo është një praktikë e aplikuar në rang kombëtar. Si ka mundësi që në media nuk bëhet lajm i parë se si kreu i policisë jep të tjera të dhëna nga ato që ka gjetur vërtet në Elbasan? Si ka mundësi?

Dhe pasi zbulohet një gjë e tillë ai sërish mbulohet. Nuk kemi dorëheqje, nuk ka shkarkim por përkundrazi ka akuza po futemi në një tunel të errët. Nëse nuk e bëjmë tani rezistencën që duhet të jetë e gjithanshme për atë që duhet të bëhet për 25 prillin. Në zgjedhjet e 2001 kur një video nga unë që dukej se si numërohej votat solli reflektim.  Të dhënat e marra nga databaze shtetërore dhe vënë në dispozicion të patronazhistëve është një ndër rreziqet më të mëdha”, ka thënë Dule.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!