Mediu në forumin e sigurisë në Londër

schedule13:26 - 3 Korrik, 2018

schedule 13:26 - 3 Korrik, 2018

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është tregues i qartë i shmangies nga funksionimi demokratik i vendeve në rajon, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kane fituar pushtet politik dhe vendimarrës.Kështu ka deklaruar ish – ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në forumin për Sfidat në Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua në Londër. Kreu republikan, njëherazi organizator i këtij forumi, nënvizoi nevojën që reformat e rëndësishme që kërkohen nga Bashkimi Evropian, duhet te implementohen drejt, në mënyrë që të shmangen situata si ajo me reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila ka vendosur në kolaps dy gjykata të rëndësishme, atë Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!