Mediu mesazh Bashës: Të ndërtojmë koalicion vlerash

schedule14:10 - 9 Janar, 2021

schedule 14:10 - 9 Janar, 2021

Fatmir Mediu akuzon kryeministrin shqiptar se ka bërë e po bën gjithçka për të përçarë opozitën, duke ndryshuar ligjet elektorale dhe përballë kësaj, kërkon një organizim të mirë të opozitës dhe bashkim të të gjithë faktorëve, duke i kërkuar Partisë Demokratike, se republikanët i kanë shërbyer gjithnjë të djathtës.

“Mënyra për t`a larguar këtë regjim, është vlerësimi i çdo individi në opozitë, çdo qytetari, në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politikë opozitës, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri, partive tradicionale, partive të reja, partive opozitare, majtas dhe djathtas, bashkëpunimi me qytetarët, për të ndërtuar frymën e besimit dhe të ndryshimit në Shqipëri. Është e domosdoshme që ta bëjmë”, ka thënë Mediu.

Gati 100 ditë përpara zgjedhjeve, Lulzim Basha ende nuk ka bërë një marrëveshje me aleatët se si do të kandidojnë ata, dhe mungesa e këtyre garancive lexohet në qëndrimet e Mediut.

Ai thotë se numri i votave për të dalë deputet është i njëjtë për të, si të kandidojë më vete, si edhe nëse bashkohet me PD.

“Në qofte se ka sot subjekt politik, i cili ka interesin e koalicionit, në radhë të parë është Partia Demokratike. Porsi? Do ta bëjmë thjesht si një marrëdhënie arithmetike, apo do të krijojmë një si energji brenda koalicionit, siç kemi bërë herë tjetër, për të vlerësuar ide dhe qëllime të përbashkëta, dhe për të vlerësuar individë që kanë autoritet, peshë, integritet, profesionalizëm, për të kandiduar dhe për të qeverisur vendin. Në qoftë se ne nuk do t`i kemi këto dy marrëdhënie, unë mendoj që do të jemi te mangët në angazhimin  tonë”, është shprehur ai.

Kreu i republikanëve nënvizon se idetë apo programet për të qeverisur nuk do të kenë sukses nëse opozita nuk i bën ato të kuptueshme për njerëzit anë e kënd vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!