Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij në kuvend ka komentuar platformën e propozuar nga qeveria atë të bashkëqeverisjes.
Mediu në fjalën e tij është shprehur se është kundër një nisme të tillë që rrit influencën e qeverisë dhe kushtëzon të drejtat e qytetarëve.
Sipas tij është për të ardhur keq që në vendin tonë akoma nuk kemi zgjedhje të lira dhe se ne jemi të turpëruar para procesit zgjedhor që zhvillohet në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Jam kundër këtij ligji sepse sa më e madhe qeveri aq më pak liri ka për qytetarët. Shqipëria ka kaluar diktaturën më të egër komuniste, që fliste, internonte në emër të popullit. Të nderuar kolege, regjimi që ne të gjithë zgjodhëm në ‘90 ishte demokracia. E vetmja mënyrë për të bërë realitet këtë duhet të garantosh që janë njerëzit ato që vendosin për atë që do të jetë në pushtet, që të kemi zgjedhje të lira. Po ku jemi ne? Raporti i OSBE ODIHR ka treguar se jemi atje ku jemi, Kosova dhe Maqedonia na kanë bërë që të ulim kokën me turp. Përballja në raport me respektimin e lirive të qytetarëve pas çdo kushtetute bëhen ligjet e çdo gjë tjetër. nuk është kontrolli i agjensive të partive por respektimi i ligjit ai që duan qytetarët. Çdo ndërhyrje nga strukturat e ndërtuara nga qeveria në emër të kontrollit dhe të qytetarëve kërkon që të rrisë kontrollin e qeverisë dhe u jep autoritet njerëzve të veshur me pushtet. Sa më e madhe qeveria aq më e vogël qeveria, sa më shumë kontroll qeveria aq më pak të drejta qytetarët”, ka thënë ai./abcnews.al