Mediu flet pas seancës së Gërdecit: Nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur, për 10 vjet s’kam pasur asnjë akuzë

schedule16:19 - 30 Nëntor, 2023

schedule 16:19 - 30 Nëntor, 2023

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së zhvilluar për Gërdecin.

Mediu u shpreh se nuk mund të zhbëjë atë që ka ndodhur dhe shtoi se nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj tij në 10 vite.

“Ka ndodhur në vitin 2008. Unë nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur. Gjyqi të ketë së pari një respektim të kodit penal, kushtetutës, janë shkelur garancitë e procesit gjyqësor, me parashtrimin, Gjykata e Lartë ka thënë se nuk ka pezullim për parashkrim. Një njeri i dënuar që largohet, pas një kohe është i pafajshëm. Për 10 vjet nuk kam pasur asnjë akuzë”, u shpreh Mediu ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!