Mediu: Bashkërendimi i Moskës me Dodik rrezik potencial për Ballkanin Perëndimor

schedule08:24 - 8 Prill, 2022

schedule 08:24 - 8 Prill, 2022

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vazhdoi takimet në Kongresin Amerikan me Senatorin Ted Cruz nga TX, i cili është një nga Senatorët më të angazhuar në Senat për mbështetje të fortë të Ukrainës, qëndrim të ashpër kundër Putin dhe Rusisë, në mënyrë të veçantë për ndalimin e blerjes së Energjisë dhe varësisë së Europës nga Rusia, e cila këto përfitime i ka kthyer në një makineri ushtarake që vret njerëz të pafajshëm siç po ndodh në Ukrainë.

Senatori Cruz theksoj se Rusia dhe Kina kanë qëllim rritjen e influencës së tyre në Europë dhe në botë për t’ja kundërvënë shteteve demokratike, prandaj kërkohet një angazhim më i lartë politik, ushtarak dhe diplomatik në kuadër të NATO-s si dhe me partnerë të tjerë.

Ai vlerësoj angazhimin e kompanive Amerikane për të prurë LNG(gaz të lëngshëm) në Shqipëri dhe theksoj se Amerika ka të gjithë mundësinë për të garantuar pavarësinë energjitike të Evropës nga Rusia.

Ai vlerësoj idenë për organizimin e një forumi sigurie për SEE dhe Ballkanin në veçanti duke vlerësuar shqetësuese ndikim rus dhe Kinez në Ballkan.

Mediu u takua me Kongresmenin Robert Aderholt bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë, Kongresmenin Joe Wilson të dy bashkë-ideator të forumit për sigurinë në Washington.

Po ashtu i ftuar nga Kongremeni Aderholt mori pjesë në diskutim për situatën në Ukrainë dhe pasojat në Evropë me Kongresmenët Trent Kelly,  Conor Lamb, Augustus Plufger dhe John Mollinar.

Ndër të tjera Mediu shpjegoi situatën në Ballkan në mënyrë të veçantë prezencën dhe marrëdhëniet ushtarake, shërbimet e Inteligjencës Ruse në Nish apo bashkërendimi i Moskës me Dodik për tu shkëputur nga Federata e Bosnje Hercegovinës përbëjnë një rrezik potencial për Ballkanin.

Ai parashtroj nevojën e një politike rajonale të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur kapacitet e tyre operacionale dhe kordinuar marrëdhëniet me industrinë dhe mbështetjen ushtarake Amerikane.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!