Mediu: Basha ka shërbyer në UNMIK duhet të jemi krenarë, Rama me politikën e tij po bën pis vendin

schedule13:03 - 13 Nëntor, 2020

schedule 13:03 - 13 Nëntor, 2020

Kreu i PR, Fatmir Mediu nga studio e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se figura e Lulzim Bashës si politikan dhe arritjet e tij janë shumë më lart sesa ajo e kryeministrit aktual Edi Ramës.

Mediu në fjalën e tij thekson se Basha është  një lider larg vulgaritetit dhe banalitetit.

Sipas tij me arritjet që ka pas lideri demokrat në kohën kur ai ka qenë ministër i Jashtëm duhet të na bëjë krenarë.

“Opozita nga ana tjetër ka lidërshipin e vet Basha ndryshon shumë nga ai që është i pari i shtëpi, nuk fyen nuk shan, nuk është arrogant. Ne duhet që të ndërtojmë polin shqiptar që duan mirëkuptim dhe ecjen para të shqiptarëve.

LEXO EDHE: Zgjedhjet e prillit, Mediu: Nuk kemi kohë, opozita duhet të ketë një platformë të përbashkët politike

Basha ka punuar në UNMIK institucioni që ka dhënë dhe kontributin më të madh në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Një person që ka shërbyer në UNMIK në mbrojte të procesit për pavarësinë e Kosovës është një person me vlera shqiptare ne duhet të jemi krenar për një gjë të tillë. Ka qenë Basha në krye të Ministrisë së Jashtme që na dha lajmin për anëtarësimin në NATO dhe ishte zëri i tij mbrojti dhe Pavarësinë e Kosovës, Basha është një person që ka bërë shumë për historinë e Kosovës.

Në kohën kur ato gjykohen nga një dosje të ndërtuar nga Vuçiç, Rama është në diskutime për Mini-Shengenin, si mund të kesh një bashkëpunim me një person që po nxit konfliktin në Ballkan dhe me një Rusi nga pas që  nxit historinë Nagorno Karabakh.

Rama kërkon që të bëjë pis këtë vend qëllimi i tij është të zhbëjë interesin e shqiptarëve ndaj politike, varfëria, manipulimi është arma më e mirë që Rama mund të bëjë për këtë. Rama nuk është marrë ndonjëherë me marrëdhënie me jashtë këtë e ka bërë vetëm kur ishte në krye të qeverisë. Serbia ka bërë politikën më të mendshëm për të ngritur veten, kush ka përfituar nga Samiti në Berlin, po për Mini-Shengenin, Serbia pra ajo është përfituesja, ne s’dimë që të kuptohemi me veten dhe shtetin kërkojmë që të bëjmë një bashkëpunim ballkanik. Serbia ka një aleate, roli i Rusisë është shumë më i fuqishëm se më parë po ashtu dhe i Kinës, roli i Turqisë nuk është më aq tradicional. Debatet brenda Evropës kanë sjellë dhe probleme të tjera”, është shprehur Mediu.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!