Mediu: 25 prilli ditë e rëndësishme, do të thyejmë të keqen e këtij vendi dhe regjimin e korruptuar

schedule10:20 - 14 Prill, 2021

schedule 10:20 - 14 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar takime me qytetarë në Kamzë dhe në Paskuqan.

Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Mediu ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve që me votën e tyre të bëjnë të mundur ndryshimin.

“Data 25 Prill ka një rëndësi kombëtare të dashur miq, ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe përpara se të shkojmë të votojmë, do t`ju lutesha gjithësecilit nga ju, këto ditë që kanë mbetur, të kthehemi në mesazherë të shpresës. Urrejtjen, përcarjen, përbuzjen, sharjen e Edi Ramës, t`a zëvendësojmë me respektin për njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin, vlerësimin për dinjitetin tonë, komunikimin, dashurinë dhe respektin për fëmijët tanë, për familjet tona, për vendin tonë dhe me këtë dashuri ne do të thyejmë të keqen e këtij vendi, regjimin e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, në datën 25 Prill.

Kam bindjen që ky bashkëudhëtim i Partisë Republikane me Partinë Demokratike për 30 vite, në të mirë dhe në të keqe, na ka shërbyer gjithësecilit nga ne që merremi me politikë.

Unë i jam mirënjohës çdo demokrati, çdo republikani, çdo qytetari që më ka mbështetur, sot, në pozicionin tim si kryetar partie, apo si ish ministër, apo deputet, atë nder nuk është se e kam realizuar unë për shkak të dijeve të mia të jashtëzakonshme, por për shkak të besimit që më ka dhënë gjithësecili nga ju, dhe kjo është vlera më e madhe në jetën time, raporti, besimi dhe miqësia me njerëzit e thjeshtë që kanë mbështetur demokracinë shqiptare, dhe unë i jam mirënjohës gjithësecilit.

Jam krenar që përfaqësoj ndjenjat më të mira të demokratëve, republikanëve, të shqiptarëve që duan një të ardhme europiane.

Ne i detyrohemi familjeve tona, besimit tonë, për të ndërtuar të ardhmen tonë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në datën 25 Prill, ne të dalim me forcë dhe me kurajo dhe të votojmë në emër të dinjitetit tonë, në emër të familjes sonë”, ka thënë Mediu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!