Mediat turke zbulojnë “prapaskenat” e merkatos, Muçi ishte pranë kalimit te “Luanët” e Galatasaray

schedule19:36 - 13 Shkurt, 2024

schedule 19:36 - 13 Shkurt, 2024

Mund të konsiderohet, si një “katapultim” i madh në karrierë. “Fantazisti” i sulmit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi u transferua në mënyrë të papritur, më 9 shkurt, me “gjigantët” e futbollit turk, Besiktas, që derdhën shifrën rekord, për klubin, të 10 milionë eurove, në arkat e polakëve, të Legia Ëarzaë, duke siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Muçi ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, me “Shqiponjat e Zeza”, nga e cila do të fitojë minimalisht, 1.8 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset apo shpërblim të majme, në rast arritjesh së disa objektivave, megjithatë duket se jo vetëm 16 herë kampionët e Superligës turke kanë qenë të interesuar për ish-“yllin” e “Bardhebluve”, të Tiranës.

Në media është zbuluar një “prapaskenë”, e cila lidh “fantazistin” e “Kuqezinjve” tanë, me rekordmenët e futbollit turk, Galatasaray, për shifrën e 15 milionë eurove, mirëpo gjithçka dështoi për shkak se bordi i Legia-s kërkonte të fitonte plot 18 milionë euro nga shitja e Muçit, shifër kjo e konsiderueshme për një lojtar 18-vjeçar e veçanërisht e paguar nga një klub turk. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!