Sipas burimit, sulmuesi Luis Suarez do të ndryshojë klub pas Kupës së Botës në Katar.
35-vjeçari uruguaian aktualisht luan në vendlindjen e tij për Nacional, por do të largohet nga skuadra në fund të vitit. Sipas Esports RAC1, pas Botërorit të Katarit, Suarez do t’i bashkohet amerikanëve Los Angeles Galaxy si lojtar i lirë. Ai ka një ish-shok skuadre te Barcelonë, Ricky Puig, shkruan abcnews.al.
Luis Suarez u transferua te Nacional në korrik të këtij viti. Në 11 ndeshje me ngjyrat e klubit të tij të lindjes, sulmuesi me përvojë shënoi katër gola dhe tre asistime. /G.D abcnews.al/