Anëtarja e grupit Little Mix, Perrie Edwards dëshiron që media sociale “të mos kishin ekzistuar kurrë”. Në një intervistë për BBC, 27-vjeçarja zbuloi se përjeton një ndjenjë faji nëse nuk i mban të azhurnuar fansat me atë që ndodh në grupin e tyre.
“Ndihem fajtore kur nuk postoj sa duhet. Ndihem keq për fansat tanë që duan të na shohin duke postuar. Po përpiqem të gjej një ekuilibër.“, tha artistja.
Ndërkohë, anëtarja Jade Thirlwall i përshkroi mediat sociale si “një bekim dhe një mallkim” për grupin dhe zbuloi se i ka vendosur qëllim vetes të mos e kontrollojë telefonin e saj kur të zgjohet.
“Në të vërtetë është mirë, sepse atëherë nuk jeni të fiksuar pas tij. Mediat sociale janë një bekim dhe një mallkim. Për ne është një platformë kaq e madhe dhe jashtëzakonisht e dobishme“. xh.d/abcnews.al