Mediat serbe zbulojnë për çfarë do të diskutojnë Vuçiç dhe Kurti sot në Bruksel

schedule09:42 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:42 - 19 Korrik, 2021

Mediat në Beograd kanë zbuluar detaje nga takimi i sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serbAleksandër Vuçiç. Sipas tyre në këtë takim do të flitet për energjinë e humbur dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas shtypit serb, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, nga i cili pritet përparim konkret.

Vuçiç dhe Kurti ndodhen në Bruksel me rastin e vazhdimit të dialogut në një nivel të lartë politik midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!