Mediat serbe publikojnë planin e Merkelit për çështjen e Kosovës

schedule11:14 - 7 Gusht, 2018

schedule 11:14 - 7 Gusht, 2018

Dialogu  zyrtar midis Beogradit dhe Prishtinës udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, por në arritjen e marrëveshjes përfundimtare një rol të madh ka Gjermania si anëtarja me e fuqishme e Unionit.

Bisedimet hynë në fazën përfundimtare, megjithatë, të paktën në publik, ende nuk ka propozim përfundimtar për një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Gazetar serbe Telegraf mëson nga burime në Partinë Popullore Evropiane grup të cilit i përket Bashkimit Kristian Demokratik i kancelares gjermane Angela Merkel, se ajo ka përgatitur planin e saj për Kosovën dhe e ka paraqitur atë tek kolegët e saj nga Ballkani.

Gjermania ka thënë qartë se është kundër ndryshimit të kufijve, apo ndonjë lloj ndarjeje midis Kosovës dhe Beogradit. Megjithatë, sipas detajeve të planit të Angela Merkelit, ndarja në fund të gjithë procesit është megjithatë e mundur.

Përkatësisht, siç vë në dukje portali serb, plani i kancelares gjermane duhet të zbatohet në afat të shkurtër dhe të mesëm.

Në fazën e parë duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, për të cilën Merkel këmbënguli gjatë takimit të fundit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Për  serbët është e pranueshme që Asociacioni  i Komunave serbe të jetë në nivelin e një organizate joqeveritare, cka është edhe qëllimi i Prishtinës. Por  Merkel planifikon t’i japë Komunitetit serb më shumë pushtet.  Në mënyrë që Asociacioni të ketë funksionin e duhur, është e nevojshme të krijohen organe të tjera dhe të mund të bashkëpunojnë me Serbinë.

Sipas Telegraf, qe zbardh planin e kancelares Merkel per marreveshjen Kosove-serbi,  Beogradi do të pranonte të “njihte realitetin, por jo edhe pavarësinë”, ndërsa Prishtina do të kënaqej me faktin që nuk do të pengohej në tentativat për t’u anëtaresuar në institucionet ndërkombëtare.

Siç kanë thënë burimet e Telegraf, elementët e përmendur të planit do të përfshinin fazën e parë, e cila do të zbatohej në afat të shkurtër. Më pas ka një finale të madhe, për të cilën duhet të pritet edhe 20 vjet. /abcnews.al