Ana Brnabiç do të jetë kandidatja për kryeministre e Qeverisë së re të Serbisë. Mediat serbe raportojnë se në seancën e kryesise së SNS, u vendos që Brnabiç të mbetet në atë pozitë.
Seanca e udhëheqjes së partisë SNS kaloi pa asnjë pengesë dhe nuk kishte ndonjë pakënaqësi të dukshme të udhëheqjes së partisë për shkak të vendimit të Aleksandar Vuçiç për t’i besuar një mandat tjetër si kryeministre Ana Brnabiç.
LEXO EDHE: “Rritja e fuqisë ushtarake”, zbardhen prioritet e qeverisë së re në Serbi
Pritet që Vuçiç ta bëjë publike në orën 20:00 zgjedhjen e Brnabiç. g.v/abcnews.al