Mediat serbe për vizitën e Trumpit në Serbi: Dorëzim i Beogradit apo ndryshim i politikave amerikane

schedule14:50 - 23 Shtator, 2017

schedule 14:50 - 23 Shtator, 2017

Pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vucic se homologu i tij amerikan shumë shpejt do të vizitojë Beogradin, mediat serbe shtronjë pyetjen nëse kjo përkthehet në një dorëzim të Beogradit apo një ndryshim i politikave amerikane.

 

Që nga shpërbërja e Ish Jugosllavisë asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Beogradin dhe presidenti Vucic deklaroi para pak ditësh se Tramp do të vizitojë vendin vitin e ardhshëm.

Pas liderëve rusë, kinezë dhe disa europianë, Serbia tashmë pret presidentin amerikan. Por edhe pse kjo konsiderohet si një vizitë historike, mediat serbe shtrojnë pyetjet nëse kjo ka të bëjë me dorëzimin e Beogradit apo me një ndryshim të politikave amerikane. Sipas sociologut serb Vladimir Vuletic zyrtarët e lartë francezë dhe presidentët amerikanë nuk kryejnë vizita protokollate, por vizitat e tyre gjithnjë kurorëzojnë fundin e një procesi. Ndërsa në rastin e Serbisë kjo nënkupton një vlerësim për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon nga ana e Beogradit.

Në fund të këtij viti Beogradi do të presë presidentin turk, në fillim të 2018-ës presidentin francez dhe më pas DOna;d Tramp në fund të 2018-ës. Por dhe pse disa mendojnë se do të jetë një vizitë historike, të tjerë shqetësohen se kjo vizitë nuk do të jetë shumë në favor të Serbisë.

Gazetari serb Zeljko Çvijanovic vlerëson se Tramp do të vizitojë Serbinë nëse kjo heq dorë nga Kosova dhe përmbush të gjitha kërkesat që i janë bërë deri tani. Dhe një nga këto kërkesa është heqja dorë nga miqësia e fortë me Rusinë.

Po rnuk përjashtohet që vikzita e Tramp të nënkuptojë dhe ndryshime në politikën amerikane. Sipas mediave serbe vizita e Tramp mund të ndryshojë dhe menimin negativë për liderët amerikanë në pjesën më të madhe të popullit serb për më shumë se dy dekada

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!