Mediat serbe: Moska në gjendje gatishmërie

schedule14:27 - 22 Tetor, 2017

schedule 14:27 - 22 Tetor, 2017

Sipas mediave serbe Rusia është në gjendje gaishmërie, pas apelit të Moskës ku zyrtarëve rusë u kërkohet që të kthjenë në atdhe të afërmit e tyre. Kjo duke përodrur si justifikim përshkallëzimin e tensioneve.

Mediat serbe shkruajnë se ministria e Jashtme Ruse u ka bërë thirrje që të gjithë zyrtarët duhet të kthejnë në athe të gjithë të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit pas përshkallëzimit të tensioneve. Megjithatë Moska e cilëson këtë si një situatë rutinë gadishmërie. Agjencia serbe e lajmeve online B92 shkruan ndër të tjera se lajmi për të “sjellë njerëzit në atdhe”, nuk është dhënë nga Sputnik apo mediat e mëdha ruse, por nga ato lokale. Vetë presidenti rus Putin ka anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, dhe ka afruar raketat bërthamore në kufi me Poloninë.
Ndërkohë, ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov, paralajmëroi se bota është shumë pranë luftës për shkak të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe SHBA si dhe vendeve të tjera perëndimore.
Ministria e Jashtme ruse, në vendimin e saj, bën apel që të gjithë nëpunësit e shtetit rus, administratorët rajonalë, ligjvënësit e të gjitha niveleve, si dhe të gjithë punonjësit e korporatave publike të kthejnë fëmijët e tyre në vend, në rast se ata kundërshtojnë atëherë do të ketë penalitete në vendet e punës. Por Putin ka kërkuar ndër të tjera gajtë një takimi me drejtues të industrisë ushtarake në Kremlin, që kjo industri të punojë e pavarur nga burimet e huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!