Mediat pas ndeshjes Serbi – Zvicër: Pse lojtarët e Serbisë s’gjykohen për gjestin e tyre?

schedule16:25 - 23 Qershor, 2018

schedule 16:25 - 23 Qershor, 2018

Stuhia mediatike e mediave serbe për mënyrën e festimit pas golit të Xhakës dhe Shaqiri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, vijon ende në një kohë që mediat ndërkombëtare kanë zgjedhur këndvështrime të ndryshme për të raportuar atë që ndodhi në fushën e gjelbër

Përtej përmbysjes së rezultatit dhe një fitoreje të bukur e cila gëzoi njëkohësisht më shumë se një komb, mediat ndërkombëtare kanë kënvështrime të ndryshme për të gjykuar atë që ndodhi në ndeshjen Serbi zvicër. Lojtarët e Zvicrës me origjinë shqiptare, kanë ngritur tensionet me Serbinë duke bërë simbole nacionaliste sipas The Guardian, që I referohet festimit pas golave të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Më tej mediat britanike përqendrohen në faktin se mund të ketë penalitete për dy lojtarët pas gjestit të shqiponjës në momentin e festimit.

Mediat serbe kanë qenë të ndara me disa që merreshin eksluzivisht me festimin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare, dhe me një pjesë tjetër që gjykonin lojën e dobët të ekipit serb si dhe teknikën e trajnerit të kombëtares. E këto media kanë pasu rmbështetjen e shumë komentuesve, po serbë të cilët shkruajnë se nuk është koha për fjalë pasi lojtarët e Zvicrës dhanë leksione futbolli në fushë për kundërshtarët serbë.

Sa i përket “simboleve nacionaliste”, shumica konstatojnë se “meqënëse askush nuk bezdiset nga tri gishtat e ngritura të sportistëve serb pas fitoreve, sidomos i tenisistit Novakovic atëherë përse serbët ndihen të kërcënuar nga shenja e shqiponjës”. Si dhe: “Sikur të kishim luajtur mirë dhe të fitonim, a do ta kishim vënë re shqiponjën?”. Në fakt, për shekuj me radhë, masakrat në Ballkan janë kryer me shenjën e tri gishtave ose trinitetit që përdoret nga shovinistët serb kundër popullsive të tjera jo ortodokse në këtë rajon. Edhe pse masakrat janë bërë nën hijën e këtyre gishtave, askush nuk i ka thënë futbollistëve serb se po provokon me këtë simbol kur e bëjnë sa herë shënojnë gola.

Asnjë masakër nuk është bërë nën simbolin e shqiponjës. Mijëra gra, fëmijë, pleq, të rinj janë vrarë, përdhunuar, rrëmbyer, zhdukur e larguar ndërkohë që ushtarët dhe paramilitarët serb bënin të njëjtin simbol siç bëjnë futbollistët e tyre.

Zyrtarisht, kjo ka qenë një lojë në mes të Serbisë dhe Zvicrës, por për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, kjo ka qenë lojë në mes të Kosovës dhe Serbisë shkruan The Independent. Një këndvështrim i zgjedhur dhe nga mediat italiane të cilat e kanë konsideruar ndeshjen si një hakmarrje të Kosovës ndaj Serbisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!