Mediat ndërkombëtare: Shpresë për një armëpushim në Lindjen e Mesme!

schedule23:00 - 4 Maj, 2024

schedule 23:00 - 4 Maj, 2024

Për herë të parë që nga tetori, ka shpresë se një armëpushim po afrohet në Lindjen e Mesme, shkruajnë mediat ndërkombëtare si The Guardian dhe Al Jazeera.

Mediat arabe raportojnë se Hamasi duket se po arrin një marrëveshje. Megjithatë, Izraeli ka ende rezerva të forta dhe vendos kushte të pacenueshme në këtë drejtim.

Themelore për palën izraelite është lirimi i të gjithë pengjeve, i panegociueshëm.

Megjithatë ata shqetësohen për sulmin në Rafah të planifikuar nga ushtria. Kjo është një nga pikëpyetjet për Tel Aviv.

Por palestinezët duket se, pas presionit të SHBA-së, janë më pozitivë për herë të parë që nga fillimi i negociatave, sipas Guardian.

Në fakt, rrjetet e huaja raportojnë se delegacioni i Hamasit që ndodhet në Egjipt për negociatat është një hap përpara.

Ndërsa, sipas Al Jazeera, familjet në Gaza po paketojnë valixhet me shpresën se do të kthehen në shtëpitë e tyre në zonat përreth, pa kërcënimin e luftës.

Një zyrtar i lartë izraelit duke folur për mediat amerikane në kushte anonimiteti donte të minimizonte mundësinë e përfundimit të luftës, duke theksuar se Izraeli është i angazhuar për sulmin në Rafah dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Në të njëjtën kohë, burime egjiptiane duke folur për Wall Street Journal thanë se Izraeli dëshiron të zgjasë bisedimet e armëpushimit edhe për një javë në mënyrë që të nisë sulmin në Rafah brenda atyre ditëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nga ana tjetër, i kërkon Hamasit të pranojë marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!