Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar lajmin për dëbimin e ambasadorit iranian dhe të një diplomati tjetër nga Shqipëria me akuzën se rrezikonin sigurinë në vend.
E përditshmja franceze “Le Figaro” raportoi gjatë ditës për lajmin e dëbimit të ambasadorit Iranian nga Shqipëria dhe të një diplomati tjetër, për të cilët u hodhën akuzat se rrezikojnë sigurinë kombëtare. Por Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk saktëson identitetin e tyre dhe as datën e saktë të dëbimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit iranian shkruan “Deutsche Velle”. Tirana dëbon dy diplomatë iranianë pasi shkelën statusin e tyre diplomatik. Të dyja vendet kanë marrëdhënie jo të mira që nga momenti kur Shqipëria pranoi të strehonte me mijëra anëtarë të opozitës iraniane në vitin 2016.
“Radio Evropa e Lirë” në pasqyrimin e lajmit shkruan se me anë të një deklarate për mediat, Ministria e Jashtme shqiptare konfirmoi dhe për “Associated Press” se dëbimet u vendosën pasi bisedimeve dhe me vendet e tjera përfshirë dhe Izraelin. Agjencia e lajmeve “Reuters” përqendrohet në reagimin e Teheranit për këtë vendim. Me anë të një deklarate për mediat Irani i kërkon Shqipërisë të respektojë pavarësinë e saj dhe të mos bjerë pre e presionit amerikan dhe izraelit. “Uashington Post” shkruan ndër të tjera se diplomatët iranianë u dëbuan për arsye sigurie./abcnews.al