Mediat: Kriza politike mund të çojë Maqedoninë në zgjedhje të parakohshme

schedule12:19 - 1 Tetor, 2018

schedule 12:19 - 1 Tetor, 2018

Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje referendumit të mbajtur dje në Maqedoni. Në shkrimet dhe analizat e tyre paralajmërohet se Maqedonia ndodhet para një krize të re politike që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Media prestigjoze ndërkombëtare kanë pasqyruar rezultatet e referendumit të së dielës në Maqedoni për çështjen e emrin. E përditshmja amerikane “Uashington Post” shkruan se referendum tregoi se shumica e qytetarëve nuk pranojnë që vendit të tyre t’i ndryshohet emri, e për këtë arsye pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët.

Britanikja “Telegraph” shkruan se referendumi u pasua me një rezultat pozitiv për sa i përket ndryshimit të emrit dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe NATO, por dalja e ulët në votime mund ta pengojë procesin.

“Guardian” shkruan se Maqedonia është në prag të një krize të re politike pas pjesëmarrjes së ulët në votime.

Italiania “Il post” thekson se e diela ishte dita kur Maqedonia nuk hyri në Bashkimin Europian.

Maqedonia i thotë jo Europës, dështon referendum për emrin, është titulli i “La Stampa”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!