Mediat Kosovare: Ish gjyqtari i Eulex në hetim për rastin Kleçka

schedule11:29 - 18 Nëntor, 2017

schedule 11:29 - 18 Nëntor, 2017

Ish-gjyqtari i Eulex që dha dorëheqjen nga ky mision disia ditë më parë duke e akuzuar për korrupsion, është në hetim për çështje shumë të njohura si rasti Klecka, Medicus apo dhe Drenica 2. Klauss Veisst është një person që nuk ekziston pasi emri i vërtetë i tij dyshohet se është përdorur nga Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX, i cili të enjten dha dorëheqjen nga drejtimi i institucionit ku shërbeu për disa vjet. Simmons, i cili është shfaqur në mediat franceze duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion, ka një histori të gjatë përplasjesh brenda Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). E-mailet drejtuar misionit evropian nga Klauss Veisst, me akuza për këtë mision, dyshohet se janë shkruar nga vetë Simmons. Për këtë ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim i brendshëm. Britaniku, i cili po akuzon për korrupsion persona të stafit ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë, nga burime të gazetës KOha Ditore të afërta me EULEX-in, është përshkruar si gjyqtar që ka pasur raporte të mira me njerëz të fuqishëm politikë në Kosovë. Gazeta është informuar se ndaj tij janë zhvilluar ose janë në zhvillim e sipër gjashtë hetime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!