Mediat koreanoveriore s’pasqyrojnë lajmin e takimit Trump-Kim Jong Un

schedule13:51 - 10 Mars, 2018

schedule 13:51 - 10 Mars, 2018

Mediat koreanoveriore vijojnë të injorojnë lajmin për një takim të mundshë mes presidentit amerikan dhe liderit Kim Jong Un. Të shtunën e përditshmja kryesore në vend me anë të një editoriali kërcënonte sërish me luftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të sanksioneve më të fundit ndaj Penianit.

Marrëveshja me Korenë e Veriut kërkon shumë dhe nëse do të arrihet kjo do të jetë një shumë e mirë për të gjithë botë. Kështu ka shkruar në profiling e tij në Tuiter presidenti amerikan Donald Trump, pasi pranoi një ditë më parë ftesën e liderit koreano verior për t’u takuar.

Ndërkohë mediat koreanoveriore vijojnë të injorojnë lajmin për këtë takim duke konfirmuar dhe njëherë retorikën kërcënuese për një luftë të mundshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të përditshme kryesore të Penianit, gjithashtu dhe media zyrtare e komitetit qendror të Partisë së Punës, u publikua një editorial që kritikon paketën e fundit të sanksioneve të miratuar nga administrata amerikane duke premtuar se Korea e Veriut nuk do të dorëzohet para presioneve të Uashingtonit. Më tej në shkrim thuhej se Peniani nuk do të lejonte që amerikanët të vendosnin cila është e mira dhe cila është e keqja duke shkelur të vërtetën dhe drejtësinë. Sipas të përditshmes koreano veriore, sanksionet e fundit të miratuara në 7 mars janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë një luftë. Asnjë nga mediat në vend nuk ka raportuar lajmin për deklaratën e Koresë së Jugut, sipas të cilës Kim Jong Un i ka propozuar Trump një samit për armët bërthamore dhe se presidenti amerikan ka pranuar. Uashingtoni i deklarua i befasuar nga oferta, por bëri të ditur se po pret hapa konkretë nga Peniani. Por në Tuiter Presidenti Amerikan konfirmoi se marrëveshja me Korenë e Veriut është duke u përgatitur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!